Kjo kangë gjindet edhe në Visaret e Kombit, Vëllimi II, ku ajo këndohet prej Prendush Gegës së Bicajve të Pukës. Mâ poshtë jepet versioni i Lekëve i kënduom prej Tom Nikollës së Bogës.
Përtej spekulimeve, arsyeja përse Sadria dhe Noi u patën vramë ndërveti mbetet e pazdritun.
Paraqitje
Qaj Nua Frroku i djalë i ríKapë mãzerren e bjen o n’çarçi (sq. qytet)
Shkon toe dvetë për dugajxhí (sq. shitës)
Shkon toe dvetë po për dugajxhí
Për Sadrinë, por ala (sq. èdhè, ende) s’ka hî
Prita
Ballë për ballë po m’janë neshë çarçí (sq. në qytet)‘T’u giatt ieta’ na i thotë Sadrí
‘T’u giatt ieta’ po i thotë ‘Sadrí’
‘Sot ie neshë po n’í djalë t’rí
Njizet vjet ala (sq. ende) s’kam hî
Izet-e-dý po i bãj me tý
Vrasja
I bjen mãzerre po brî o më brîE na i derdhë gjakun po n’at çarçí (sq. qytet)
Plot me gjak po na u çuo (?) kalldrëmi (sq. podgur)
Met Sadria po na u bã nami (sq. zã, famë, zulmë)
Na u bã nami (sq. zã, famë, zulmë)po sot ën kët ditë
U vrá Sadria po me Mirditë
Sadri Keqi po n’at ...(?)
Sall (sq. vetëm) dhet herë ai po qet livore
Sall dhet herë po livore qiti
E qaj Nuo Frroku po t’madhe briti
“Ku më latë shokë e mos u habitni
Sadri Keqi aj besa mir ma njiti.”
Lajmi i Vrasjes
Nikoll Pjetri nji mustakzíDhetçen n’dorë e fishekt në gjî
Shkon toe dvetë aj n’për dugajxhí (sq. shitës)
Për Nik Tomën besa ku ka hî
Qaj Nik Toma besa n’at shpinë t’atít (sq. kalit)
Pes dekika (sq. minuta) ai po ma merr sa-hatin (sq. orën)
Te shpia e vet e po po m’ia nalë vrapin
Çpejt m’ja çon Kadrisë xhevapin (sq. lajmin)
Çpejt xhevapin (sq. lajmin) o besa aj m’ja ka çua
Sot ka vrá po Mërdita mua
As s’kam lanë e besa as s’kam fitua
Po knon qyqja ai besa te selvia
Hej medet (sq. sa keq) na met Sadria
Mlidhen burrat besa te xhamia (faltore për muslimanët)
E venë n’tabut (sq. arkivol) e po ma çojnë te shpia
E venë n’tabut aj besa e çojnë n’at kullë (sq. shtëpí alpine)
Sadri Keqi