Rreth Nesh
Studimet Arbanike (arbanika.com) âsht një projekt i cili i dedikohet pasunimit të dijes mbë gjuhën, letërsinë, kulturën, dhe historinë e popullit shqiptar.
Misioni Ynë
Misioni ynë âsht me februa, studjua, dhe publikua artikuj, esé, analiza, dhe punime kërkimore rreth temave që trajtojnë gjuhën, letërsinë, historinë, dhe kulturën shqiptare. Ne synojmë të botojmë studime të cilat janë të paanëshme, dhe të ofrojmë një platformë ku mund të shpërndahen idé e mendime të ndryshëme, dhe ku mund të zhvillohet një dialog sa mâ mendjehapun rreth thesarit të trashigimisë shqiptare.
Përkushtimi Ndaj të Gjitha Dialekteve
Nëpërmjet këtij portali, synojmë me sjellë informacion rreth të gjitha dialekteve të gjuhës shqipe, veçsisht të atyne dielekteve që mund të mos jenë pjesë thalbsore e standardit të sotëm. Këtu përfshihen çamrishtja, labrishtja, gegnishtja, vernakulari, dhe léknishtja. Synimi ynë âsht me dhanë kontributin tonë në shpëtimin e shkrimit në çfarëdo dialekti të gjuhës shqipe sepse ato janë jo vetëm thesare të gjuhës sonë, por edhe thalbsore për gjuhsinë krahasuese, e cila cakon me identifikua gjuhën amë të gjuhëve të familjes Indo-Europjane. Prandaj, shpresojmë që ky portal të shërbejë si nji ndihmë për studjuesit dhe hulumtuesit që përpiqen të shfrytzojnë pasuninë a gjuhës shqipe.
Autorët
Materialet e publikuome në këtë portal përmbajnë mendime që i kanë qëndruom kohës. Studjuesit shqiptarë u referohen vazhdimisht këtyne autorëve sepse ata kanë shprehun shpirtin e popullit shqiptar në kohë e situata të ndryshëme; shpesh tejet të vështira. Âsht në këto shkrime ku qitet në lirishtë ajka e gjuhës, letërsisë, kulturës, historisë, e ligjit shqiptar. Prandaj, duke shpërndá ato njohuní që sfiduan kohën, por që shpesh ka përpjekje me i harrua, do të përpiqemi me dhanë një kontribut modest rreth vazhdimsisë së frymës Ilire-Arbanike-Shqiptare.