Shqip
English
ARBANIKA

Stili
Puissant Grace. Philip Hermogenes Calderon,1865

Gjuha ofron zgjedhjen e fjalëve dhe fjalive (diksionin dhe sintaksën). Autori mund të pëdori figura që devijojnë prej gramatikës: tropet, skemat, dhe figurat e mendimit. Kompozimi përmbledhë ritmin, arkitekturën e emocioneve, dhe rendin e elementeve.

Diksioni: Zgjedhja e fjalëve

Zgjedhja e fjalëve e frazave në ligjratë e shkrim me cak efektivitetin e kumtit mbë një audiencë të caktuome.

Etimologjia (latinizmat, otomanizmat, dhe fjalët shqipe) si mjet semantik dhe stilistik

Sintaksa: Struktura dhe Gjatsia e Fjalive

Kompleksiteti, tipet, gjatsia, dhe struktura e klauzave indikojnë edhe stilin edhe kuptimsinë e fiksionit dhe jofiksionit (trillsisë/jotrillsisë).

Me qenë autor do të thotë me nxanë zêjen e ndërtimit të fjalisë dhe me ngulmua që fjalia të rrjedhi në rrjedhë të vet, duke shpresua që edhe lexuesi do të përfshihet në këtë rrjedhë; pa e ditë që e mori rrjedha, pa e ditë se ku do të përfundojë, por se kur të arrij atje do të gjejë diçka të ré.

Struktura dhe Gjatsia e Fjalive

Tropet:Devijimi prej Kuptimit të Fjalëve

Tropet janë mostra kuptimore që devijojnë prej kumtimit literal të fjalës me cak ndikimin e proceseve mendore të dëgjuesit. Të tilla janë: antiteza, apostrofi, eufemizmi, hiperbola, ironia, litota, metafora, metonimia, oksimoroni, paradoksi, paronomazia (loja e fjalëve), perifraza, personifikimi, simileja, sinaesthezia, e të tjera.

Cilat janë katër tropet kryesore?

Skemat: Devijimi prej Rendit të Fjalëve

Skemë quhet devijimi artistik prej rendit tipik a konvencional të fjalëve në një frazë a fjali. Në këtë kategorí përfshihen: balanca, paralelizmi, rendi i fjalëve në shprehje a fjalí, heqja ose fshimja e fjalëve a njësive që nënkuptohen prej rrethanave kumtore, përsëritja, e të tjera.

Balanca: njëna prej skemave kryesore që ndihmon në zhvillimin e stilit

Figurat e Mendimit – Devijimi prej të Menduomit Tipik

Ndërsa tropet devijojnë prej kuptimit të fjalëve dhe skemat prej rendit të fjalëve, figurat e mendimit devijojnë prej mënyrës tipike të të menduomit, p.sh., ndërsa fjalia jep një idé që duhet kuptua ashtu siç shkruhet, ironia jep një fjalí, ideja e të cilës duhet marrë përspjektazi. Në këto rrethana, ironia âsht figurë mendimi. Por, si një fjalë e vetëme, p.sh., ‘mirë’ kur nënkupton ‘keq’ ajo âsht trope.

Figurat e Krahasimit dhe Analogjisë

Kompozimi

Kompozimi âsht pjesa ku ritëmi, arkitektura emocionale e intelektuale, dhe renditja e elementeve kumtuese ndërveprojnë me cak krijimin e një narrativi ku spikasin vrulli, pezullimi, ndjenjat bindëse, rrjedha grishëse, pashmangshmënia tragjike, përshkallzim komik, qetësia meditative, e të tjera.

Ritmi