Ndamjet mund të shihen edhe si: bashksia ka vlerat shoqnore, dera ka vlerat e familjes, vetja ka vlerat personale; dhe mohi ka antivlerat
Bashksia ka ligjin, historinë, e legjendat
Këtu përfshihen të gjithat aspektet që rregullojnë jetën e idividëve, familjeve, vllaznive, dhe shoqnisë mbarë; përfshi historinë, legjendat, dialektin, besimet, kulturën, artin, dhe veçsisht luftënat, ligjin, e doket.
Nora e Kelmendit: Historia dhe Legjenda
Dera ka trashëgiminë e pasuninë
Dera ãsht e paprekëshme prej bashksisë. I zoti i shtëpisë âsht mbreti i kështjellës së tij. Për shqiptarët, fjala ‘Derë’ âsht e përafërt me fjalën e lashtë gjermanike ‘othala’. Por, me qenë ‘Derë’ e njohun duhet me përmbushë disa kondita. S’pari, trashëgimia nuk duhet me qenë e ganduome avsisht; nderi i familjes duhet me mbetë i paganduom. Dera duhet me pasë pasuní të konsiderueshme, mashkuj që mund ta mbrojnë atë prej agresioneve të jashtëme, grá që u qendrojnë besnike burrave të tyne; dera duhet të jetë e aftë me hy dorzanë në mes familjesh mâ të pafuqishëme, duhet me mbrojtë e me ndihmua të skamunit. Anmiqtë duhet t’i tremben Derës. Miqtë duhet ta respektojnë atë.
Vetja ka besën e burrninë
Personi ose individi ka besën e burrninë. Qoftë vetëm për një moment ta humbi besën a burrninë, personi e ka pothuaj të pamundun t’i rifitojë ato. Besa nuk âsht thjeshtë fjala e dhanun. Ajo âsht siguria që mund të bâsh tregtí, shoqní, e miqsí me një persn. Burnia âsht një koncept i përafërt me ‘ariston’ e lashtë greke.
Rozafa: Legjenda e Murimit të Nuses në Kështjellën e Shkodrës
MOHI ka panjerzinë
Mohtari shfrytzon besën e burrninë e te tjerëve ose me përfitua ose me shkaktua dame. Mohtari të shtihet si mik me qëllim me të qitë në pritë. Mohtari i shkon tjetrit mik në shtëpí me qëllime të panjerzishëme ndaj femënave të mikpritësit.