Edhe kjo ka ndodhun. Miku i keq ka pré në besë mikpritësin duke hy në marrdhanje seksuale me gratë a vajzat e familjes. Gjeçovi e quan këtë person ‘mik të keq’ dhe e përfshin në ‘fajin e kobëshëm’. Këtij miku i shikohen:
- Sytë: nuk duhet me i drejtua sytë aty ku nuk duhet.
- Duart: nuk duhet me prekë aty ku nuk duhet.
- Fjalët: nuk duhet me folë atë që nuk duhet.
E pret mikun me sa mundesh, pastaj ven ré që ai të ka vjedhun diçka. Gjeçovi thotë, “Ai që vjedhë shtëpinë e mikut [mikpritësit] ka faqen e zezë. Ai përjashtohet prej kuvendit e gjyqit.”
Miku i keq mund të jetë edhe mashtrues. Ai të vjen në shtëpí me të mbushë mendjen që të bash diçka që ty të damton.
Këtu, Gjeçovi na mëson aspekting kryesoro të Ligjit të Lashtë. Si të gjitha ligjet ai ishte praktik; nuk kishte asgjâ misterioze a divine në të.