gramatika ka rregullat, logjika ka vertetsinë, retorika ka komunikimin; dhe kompozimet kanë shembuj aplikimi të triviumit
Gramatika
Fillimisht fëmijët mësojnë me emnua qenjet e botës dhe ngjarjet që ata dëshmojnë. Kjo fazë nisë në moshën dý vjeç dhe vazhdon gjith jetën. Si kompetencë gjuhsore, nxanja e gramatikës përkon me studimin e standardit zyrtar dhe të normës letrare të vendit ku edukohet fëmija ose ku studjon nxanësi. Në Shqiptarí kompetenca gjuhsore kërkon a) njohjen e standardit me bazë gege (Prishtinë, 1964) ose të atij me bazë toske (Tiranë, 1972), dhe b) leximin e teksteve në gjuhën shqipe me cak familjarizimin me praktikat mâ të mira të normës letrare..
Logjika
Duke nisë qysh në shkollë të mesëme, dhe veçsisht në universitet, nxanësit jepen pas argumentesh personale, morale, shoqnore, e politke. Prandaj ãsht e nevojëshme që ata të nxanë sa mã shum rreth ndërtimit të argumenteve të vlerta a të shëndosha; dhe rreth falsiteteve logjike. Diskursi nuk mund ta fshijë natyrën njerzore; njeriu âsht një qenje emocionale e dhanun pas konceptesh që afirmojnë nevojat e vetdijëshme dhe të pavetdijëshme të tij, por nxanja e logjikës i ndihmon njeriut të bâhet i vetdijëshëm rreth nxitjeve emocionale.
Retorika
Retorika âsht baza e stilit të ligjruesit e shkrimtarit sepse ajo ndihmon në qartsimin dhe efektivitetin e kumtit. Tipikisht, nxanësit e avancuom të shkollave të mesëme e nisin mësimin e retorikës kah vitet e fundit dhe e vazhdojnë atë në universitet. Në varsí prej profesionit, p.sh., shkrimtarit, politikanit, avokatit, retorika mbetet një sfidë e përjetëshme.
Apelet Retorike: Gjykimi i argumentit sipas kredibilitetit, arsyes, dhe emocioneve
Disa Kompozime
Detyra e kompozimit ãsht lidhja dhe renditja e njësive gjuhsore e mendore pas një ideje që i mban ato të lidhuna dhe që i udhheqë ato drejt një caku; fjalët lidhen me kuptimin e fjalisë, fjalitë me mendimin e shprehun në paragraf, paragrafet lidhen me struktura mâ të mëdhá, dhe idetë lidhen me tezën a temën kryesore të shkrimit.