Pjesët e ligjratës mund të ndahen sipas kategorive ose sipas funksionit.
Sipas Kategorive
Kategoritë e fjalëve njihen edhe si pjesë të ligjratës. Por, një fjalë mund t’u përkasi dy a mã shum kategorive, p.sh., në varsí prej rrethanave kumtore, ajo mund të jetë parafjalë, ndajfolje, ose emën, p.sh.,
- ndajfolje: u suall (për)rreth shtëpisë
- emën: i vuni rreth (gardh) shtepisë
Disa klasa kanë një numër të përcaktuom fjalësh. Atyne as nuk mund t’u shtohen as t’u hiqen fjalë. Këto klasa quhen të mbylluna. Përspjektazi me klasat e mbylluna qëndrojnë klasat e hapuna.
Klasat e Mbylluna
parafjalët: në, mbë, ndë, prej, kah
përemënat: ai, ajo, njëni, cili
përcaktueset (en. det.): ky (djalë), çdo (vajzë), disa (grā)
lidhëzat: edhe, që, kur
foljet modale: mundë, dashë, lypë/lipsë
foljet primare: qenë, pasë
Klasat e Hapuna
emënat: Genc, Norë, Gjergj, Lulë, File, lojë, dojkë, log
mbiemënat: i gëzuom, e gëzuome, trim, të shkurtë, guximtare
foljet: lye, zie, djegë, pā, bã, lexua, thanë
ndajfoljet: shpejt, ngadalë, vazhdimisht
Të Tjera
numrorët: një, dỳ, dý; trè, trí
pasthirrëmat: oh, ah
fjalëzat: nuk, pa (në mohore), me (në paskajore)
Sipas Funksionit
Sipas këtij tipikalizimi, pjesët e ligjratës mund të ndahen në shenjuese të përbamjes së kumtit dhe shenjuese të strukturës së kumtit.
Sipas Përbamjs së Kumtit (klasa të hapuna)
Emënat emnojnë qenjet: Gent, ndeshje
Foljet emnojnë ngjarjet ose veprimet: hape derën
Mbiemënat e Ndajfoljet modifikojnë fjalë të tjera: i gjatë, shpejt
Pasthirrëmat shprehin emocione: oh, ah
Sipas Strukturës së Kumtit (klasa të mbylluna)
Përemënat zëvendësojnë emënat: ai, ajo, njëni, cili
Përcaktueset (en. det.) janë fjalëza që modifikojnë emënat: ky (djalë), çdo (vajzë), disa (grā)
Foljet modale: mundë, dashë, lypë/lipsë
Foljet primare: qenë, pasë
Lidhëzat lidhin fjalët: edhe, që, kur
Parafjalët tregojnë marrdhanje në mes fjalëve: në, mbë, ndë, prej, kah