Poezia ka shpirtin, prandaj ajo shkruhet për recituesit; drama ka konfliktin, prandaj ajo shkruhet për aktorët; proza ka botët që mbeten, prandaj ajo shkruhet për imagjinatën e lexuesit.
Poezia
Aristoteli e përdorë fjalën poezí (ποίησις poíēsis ‘bamje, prodhim’) në kuptimin e prodhimtarisë njerzore, çka përspiqet me prodhimtarinë natyrore. Me ‘poiesis’ ai nënkupton atë që sot përkufizohet si shkrim fiktiv (en. creative writing), ku përfshihen poezia, drama, dhe proza fiktive.
Drama
Ngjarjet e dramës nuk formulohen në imagjinatën e lexuesit. Ato skenohen prej aktorëve, para audiencës. I vetmi modifikim që i kërkohet spektatorit âsht pezullimi i bindjeve dhe besimi që ngjarjet e skenuome kanë ngjasí me botën reali; megjithse, për pasuesit e Brechtit, ky gabim mund të bâhet prej një audience në nevojë edukimi artistik.
Proza Fiktive
Proza, një formë relativisht e ré, ka mbi dy shekuj që dominon letërsinë. Tipikisht, ajo nuk shkruhet në vargje metrike si poezia as në dialog të nãltë si disa drama, por në një gjuhë të randomtë, ashtu siç flet njeriu i zakonëshëm. Proza mund të jetë fiktive dhe jofiktive. Në prozën fiktive përfshihen tregimet, novelat, romanet. Ky tip proze ãsht pjesë e letërsisë ku përfshihen edhe poezia e drama dhe skriptet për filma, shfaqje televizive, dhe programe audio-vizuale në internet; por jo shkrimi profesional (shkrimet brenda organizatave e shoqnive), gazetaresk (që lidhet me lajmet a mediat), akademik (shkollat e institucionet), e tenkik (ku shpjegohen koncepted dhe precedurat teknike).
Periudhat Letrare
Përkufizimi i periodave letrare mund të bazohet në aspekte letararo-artistike, socio-kulturore, filozofike, në karakteristikat e një kohe të caktuome, e të tjera. Ka herë kur edhe zhanret mund t’ia japin emënin një periode letrare. Prandaj, prejse ndamja e letërsisë në perioda nuk ãsht shkencë egzakte, mospajtimet në mes shkollarëve janë të pashmangëshme. Por, kjo ndamje nevojitet sepse ajo ndihmon me zdritë lidhjet në mes të një përiode letrare me zhvillimet shoqnore, politike, e filozofike të kohës.
Letërsia Pagane: Përiudha e parë e letërsisë në gjuhën shqipe
Disa Kompozime
Detyra e kompozimit ãsht lidhja dhe renditja e njësive gjuhsore e mendore pas një ideje që i mban ato të lidhuna dhe që i udhheqë ato drejt një caku; fjalët lidhen me kuptimin e fjalisë, fjalitë me mendimin e shprehun në paragraf, paragrafet lidhen me struktura mâ të mëdhá, dhe idetë lidhen me tezën a temën kryesore të shkrimit.
Analiza e Poezisë nëpërmjet poemës Marimanga, Gungalla, dhe Bleta të Aleksandër Sirdanit.