Shqip
English
ARBANIKA

Letërsia

Disa Terma që Lidhen me Narrativin

Narrativi, ose rrëfimi, ka edhe anën e tij teorike, narratologjinë. Mã poshtë jepen disa terma që mund të ndihmojnë me kuptua disa koncepte. Kryesisht, këto terma ose koncepte ndahen sipas një kriteri të thjeshtë: çka ndodhet brenda tregimit, dhe çka ndodhet jasht tij.

Termi Pëkufizimi
mimesis përpjekja me imitua ose riprodhua realitetin, p.sh., një ngjarje mund të paraqitet si një skenë në një dramë a film; në prozë ajo duhet të sillet e gjallë vetëm me anë të fjalëve
diegesis Bota brenda tregimit, ku përfshihen personazhet, mjedisi, ngjarjet, pronat e personazheve, dhe çdo gjã tjetër që mund të shqisohet prej personazheve të tregimit.
autodiegjetik rrëfyes, personazh, dhe protagonist
homodiegjetik rrëfyes dhe personazh
heterodiegjetik rrëfyes, jo personazh
intradiegjetik Elemente që egzistojnë brenda botës së tregimit dhe përjetohen prej personazheve.
ekstradiegjetik Elemente që egzistojnë jasht botës së tregimit, p.sh., narratori omnishent, zani i autorit, muzika, efektet tingullore, e të tjera.
toni Qëndrimi i autorit, i cili mund të shprehet nëpërmjet rrëfimtarit ose edhe direktisht.