Aristoteli e përdorë fjalën poetikë (ποίησις poíēsis ‘bamje, prodhim’) në kuptimin e prodhimtarisë njerzore, çka përspiqet me prodhimtarinë natyrore. Me ‘poiesis’ ai nënkupton atë që sot përkufizohet si shkrim fiktiv (en. creative writing), ku përfshihen poezia, drama, dhe proza fiktive.
Poezia i përket tridhimit, domethanë, ashtu si drama e proza fiktive, edhe poezia (me përjashtim të poezisë didaktive (udhzuese) krijohet në imagjinatën e autorit. Ajo nuk ka qëllime pragmatike, dhe dobison gjuhë të specializuome. Në krahasim me prozën fiktive dhe dramën, gjuha e poezisë âsht mâ e specializuome, mâ e dendun, dhe kërkon interpretim mâ të imët.
Ka njerëz që mund ta konsiderojnë shumicën e poezisë të palvertë sepse ata mund të shpërqendrohen prej ritmit e rimës, të cilëta atyne u tingëllojnë panatyrëshëm. Disa, edhepse ata përpiqen, mund të mos e kuptojnë kumtin poetik. Ka të tjerë që nuk mund të dallojnë mësinin e përmbajtun në një poemë. Thanë ndryshe, për disa, poezia tingëllon si përdorim i panaytrëshëm i gjuhës; artsí e pavlertë. Megjithatë, poezia ka egzistuom qysh në ag të historisë. Ajo vazhdon me qitë në pah nxitje të thella, dhe dhe me plotsua nevoja të randsishëme njerzore (Brooks and Warren, Understanding Poetry, 1).
Prejse poezia, ashtu si proza e drama, krijohet në imagjinatën e autorit, e kundërta e poezisë ãsht fakticiteti, jo proza.
Vjershnimi lidhet me prozodinë sespe ai dobison ritmin lemor të gjuhës (kadencën), dhe ritmin artistik (zgjedhjet e autorit), ku përfshihen kontrastet rrokje e theksuome vs. rrokje e patheksuome, zanore e gjatë vs. zanore e shkurtë, si edhe vargzimet e njëpasnjëshëme të bashktinglloreve që mund të dalin në mes të zanoreve, pushimet, sonoriteti, e të tjera.
Duke ndikua në imagjinatën e lexuesit, poezia mund të ndikojë edhe në ndjenjat e tij ose të saj. Disa a shohin ushtrimin e kësaj force is problematike sepse gjuha poetike mund të përdoret me nxitë lexuesit naivë.